Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se çelësi për zgjidhjen e krizës pas grevës së mësimdhënësve është kryeministri Kurti. Sipas Haradinajt, Kurti duhet ta lë inatin ndaj mësimdhënësve.
“Duhet të kthehemi tek çelësi i zgjidhjes së kësaj situate. Unë besoj shumë që Kurti duhet ta lë inatin. Nuk ka të bëjë me Rrahman Jasharin por me mbi 20 mije mësmdhënës të cilët kanë qenë shtyllë në çdo kohë. Kërkesat e tyre janë minimale. Unë habitem se si kryeministri shkon deri në këtë pike sa edhe i fyen dhe linqohen mësimdhënësi”, ka thënë Haradinaj në rtv Dukagjini.
Ndër të tjera, Haradinaj shtoi se kjo grevë po ndodh për shkak të paaftësisë së Qeverisë për ta implementuar me kohë Ligjin e Pagave.
“Kërkesat e tyre janë minimale. Pse kemi ardhur deri këtu, unë ju tregoj se ekziston një ligj i pagave që është desht të vie moti për miratim në Kuvend. Pra, mosaftësia e Qeverisë për me implementu ligjin e pagave ka sjellur këtë situatë me grevën”, ka thënë Haradinaj.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...