Komisioni Evropian ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Anitta Hipper, zëdhënëse për çështje të brendshme dhe migracion, në emër të KE-së, ka ftuar 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të veprojnë në këtë drejtim.
“27 vendet anëtare t’i japin Kosovës liberalizimin e vizave pa vonesa, pas pesë vjetësh angazhim të gjatë në mes të qeverive dhe KE-së, që në muajin e ardhshëm edhe një herë tjetër do ta përsërit qëndrimin për përmbushjen e të gjitha kritereve për Kosovën për të gëzuar lëvizjen e lirë në territorin e bllokut evropian, siç bëjnë pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që nga 2009-2010”, është shprehur Hipper./K.Kosova/
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...
Kurti e lut opozitën të marrë pjesë në seancën e orës 19:00