Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala e ka lënë përgjegjëse për grevën në arsim, Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.
Shala për arbresh.info thotë se Nagavci duhet të shkarkohet, meqë nuk arriti të bëj zgjidhje.
“Përgjegjësi të madhe ka Ministrja e Arsimit Arbërije Nagavci e cila me shumë e ka luajt rolin e thyerjes së grevës së sindikatës se sa Ministre e Arsimit dhe e mira e së mirës do të jetë të shkarkohet nga detyra dhe përgjegjësia e Ministres sepse nuk i ka kryer punët në përputhje me përgjegjësit dhe mandatin që ka”, tha Shala.
Ai tutje tha se greva duhet të përfundoj, sipas tij, është humbje e madhe mungesa e fëmijëve në shkolla ku po dëmtohet vetëm interesi i nxënësve, shtoi Shala.
Kujtojmë se greva po vazhdon akoma, dhe se Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka ripërsëritur shumë herë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre, për të marrë 100 euro pagë shtesë deri në miratimin e Ligjit për pagat në sektorin publik. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...
Haxhiu kërkon që të hetohet edhe kreu i KQZ-së e deri te çdo...