Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Bo Li.
Guvernatori Mehmeti informoi zëvendësdrejtorin e FMN-së Li dhe përfaqësuesit e FMN-së për performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend, si dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.
Guvernatori Mehmeti falënderoi Li dhe shprehu vlerësimin më të lartë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës, në përgjithësi dhe të BQK-së në veçanti, përmes ofrimit të asistencave teknike dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të institucionit.
Në të njëjtën kohë, Guvernatori shprehu përkushtimin e BQK-së për të qenë partner i besueshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha aspektet.
Zëvendësdrejtori menaxhues Bo Li përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për ruajtjen e stabilitetit financiar në këtë kohë jo të favorshme ekonomike dhe theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve mbikëqyrëse për fuqizimin e sektorit financiar.
Gjithashtu Zëvendësdrejtori Li riafirmoi zotimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për përkrahje të mëtejme dhe kërkoi që të mirëmbahet dhe ruhet pavarësia e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot