Ylli botëror, Kim Kardashian ka blerë një rezidencë në Malibu.
41-vjeçarja thuhet se ka dhënë 70.4 milionë dollarë për një pronë buzë oqeanit në lagjen Encinal Bluffs në Malibu, Kaliforni, shkruan Daily Mail.
Cindy Crawford dhe Rande Gerber zotëronin më parë shtëpinë dhe e shitën atë për 45 milionë dollarë në vitin 2018. Shtëpia më pas u rendit në fillim të këtij viti për 99.5 milionë dollarë, por përfundimisht shkoi për një çmim shumë më të ulët.
Shtëpia ka 3,2 hektarë dhe përmban 7,450 metra katrorë hapësirë ndenjeje me katër dhoma gjumi dhe 5 banja. Prona përfshin një fushë tenisi me madhësi të plotë, një shkallë që të çon poshtë në një plazh të izoluar, një pishinë dhe banjë të veçantë.
Shtëpia përmban pamje mahnitëse të oqeanit dhe ka një palestër brenda. /arbresh.info/

“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...
Prishtina merr një goditje të rëndë, Don Polloshka humb sezo...
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...