Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë sërish se SHBA-të do të mbrojnë Tajvanin në rast të një sulmi nga Kina.
I pyetur në një intervistë për CBS nëse trupat amerikane do të mbronin ishullin, Biden tha: “Po, nëse në fakt, do të kishte një sulm të paprecedentë”.
Deklaratat e shtynë Shtëpinë e Bardhë të sqaronte se politika e SHBA-së nuk kishte ndryshuar.
Uashingtoni ka mbajtur prej kohësh një qëndrim “paqartësie strategjike” – ai nuk angazhohet për të mbrojtur Tajvanin, por gjithashtu nuk e përjashton opsionin.
Tajvani është një ishull i vetëqeverisur në brigjet e Kinës lindore që Pekini e pretendon si pjesë të territorit të tij.
Dhe siç shkruan BBC, Uashingtoni “ka ecur gjithmonë në një litar të hollë” diplomatik për këtë çështje.
Tajvani iu përgjigj deklaratave të Biden të hënën duke përshëndetur “angazhimin e fortë të sigurisë së qeverisë amerikane ndaj Tajvanit”.
Taipei tha se do të vazhdojë të thellojë “partneritetin e ngushtë të sigurisë” me Uashingtonin.
Ndryshe, vetëm në fillim të këtij muaji, SHBA ranë dakord t’i shesin 1.1 miliard dollarë armë dhe mbrojtje nga raketat në Tajvan, duke provokuar zemërimin e Kinës.
Pekini nuk i është përgjigjur ende komenteve të fundit të Biden, të transmetuara në një intervistë të CBS 60 Minutes të dielën.
Por Kina ka dënuar më parë komente të tilla nga Biden që premtonte veprime ushtarake të SHBA. /arbresh.info/
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...