Ish-lojtarja e PSG-së, Aminata Diallo u arrestua sërish pasi policia përfundoi hetimet për sulmin ndaj ish-shokut të skuadrës Kheira Hamraoui në nëntor të vitit të kaluar.
Kheiru u tërhoq zvarrë nga makina e saj dhe u rrah këmbëve me shufra metalike nga dy sulmues të maskuar.
Në momentin e sulmit, ajo po kthehej në shtëpi nga një darkë e përbashkët e ekipit.
Në atë kohë, dy futbollistë francezë po garonin për të njëjtin vend në ekip dhe Aminata u arrestua dhe më pas u lirua pa asnjë akuzë.
Në seancë ajo mohoi të ketë lidhje me ngjarjen dhe në fillim të kësaj jave për këtë ngjarje u arrestuan katër persona.
Ditën e sotme është arrestuar sërish edhe Aminata, e cila duket se nga hetimet ka rezultuar se ajo nuk është tamam e pafajshme në të gjithë historinë.
Ndërkohë, Kheiru u rikthye në fushë në fillim të vitit, por ende nuk ka luajtur këtë sezon. /Telegrafi/
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten
Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari...