James kalon te Olympiacos

12:59 | 14 Shtator 2022
Emir Abduramani

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, është afër transferimit në Greqi te Olympiacos.

Sipas Fabrizio Romanos, James do të udhëtojë sot në Athinë për t’i bërë testet mjekësore si lojtar i ri i Olympiacos.

Sipas tij, James do ta nënshkruajë kontratën sot dhe kështu, do të bashkohet atje me ish-shokun e skuadrës në Real Madrid, Marcelon, i cili kaloi para pak ditëve te ky klub grek.

31-vjecari së fundmi ka qenë pjesë e klubit nga Katari, Al-Rayyan.

Shpërndaje në rrjete sociale