Princesha Anne ka lëshuar një deklaratë për vdekjen e nënës së saj, Mbretëreshës Elizabeth, ku shpjegoi se i kaloi 24 orët e fundit të jetës së nënës së saj me të. Elizabeth ndërroi jetë të enjten (8 shtator) dhe varrimi i saj do të bëhet javën e ardhshme.
“Kam pasur fatin të ndaj 24 orët e fundit të jetës së nënës sime më të dashur. Ka qenë nder dhe privilegj ta shoqëroja në udhëtimet e saj të fundit. Të dëshmosh dashurinë dhe respektin e treguar nga kaq shumë në këto eksperienca ka qenë përulëse dhe frymëzuese”, tha Princesha Royal. “Të gjithë do të ndajmë kujtime unike. Falënderoj të gjithë ata që e përjetojnë me ne ndjenjën tonë të humbjes”.
“Mund të na është kujtuar se sa shumë nga prania dhe kontributi i saj në identitetin tonë kombëtar e kemi marrë si të mirëqenë. Unë jam gjithashtu shumë mirënjohëse për mbështetjen dhe mirëkuptimin që i ofrohet vëllait tim të dashur Charles, teksa ai pranon përgjegjësitë e shtuara të Monarkut”, vazhdoi ajo. “Nënës sime, Mbretëreshës, faleminderit”.
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...