Drama CR7 ende vazhdon, refuzon skuadrën nga Arabia Saudite

16:28 | 13 Shtator 2022
KRG

Cristiano Ronadlo, ndonëse ishte refuzuar nga shumë skuadra evropiane, ai njëkohësisht ka pasur disa oferta, mirëpo ato nuk i pëlqente, andaj edhe i kishte refuzuar.

Sipas CNN Portugal, CR7 kishte refuzuar një ofertë marramendëse nga skuadra e Arabisë Saudite, të cilët shprehen gatishmëri të paguajnë plotë 243 milionë eurot për dy vite, përcjell arbresh.info.

Bëhet fjalë për skuadrën Al-Hilal, të cilët ia ofruan 2.8 milionë euro në jave pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Mirëpo këtë ofertë e ka refuzuar Ronaldo me bindjen se do të fitoj besimin e trajnerit të Manchester United, Ten Hag, për të qenë startues tek “Djajtë e Kuq”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale