Një tjetër rast i dhunimit seksual është raportuar në Policinë e Kosovës. Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar nga një person në komunën e Istogut.
Viktima dyshohet se është dhunuar rreth një muaj më parë, por sipas policisë për shkak të frikës nuk e ka raportuar rastin në polici deri dje.
Pas raportimit të rastit, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Këtë e bëri të ditur për arbresh.info, Fadil Gashi – zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.
“Rasti ka ndodhur para një muaji më 09 gusht 2022 në komunën e Istogut, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Gashi.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...