Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme parashihet të ketë mot me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Sipas njoftimit të IHMK, gjatë ditëve në vijim do të ketë më shumë orë me diell se gjatë javës së fundit.
Sa i përket temperaturave, parashihet rritje sidomos në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të shënojnë ulje në një shifrorë.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Gjatë javës në vijim do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes. /arbresh.info/
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve