Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeta II do të dërgohet nga Malësitë skoceze në Edinburg, për t’i dhënë mundësi publikut që t’ia japë lamtumirën e fundit monarkes, e cila qëndroi në fron për shtatë dekada.
Përgatitjet janë duke u zhvilluar në Edinburg, me oficerë policie që shihen të grumbullohen në zonë.
Nga mëngjesi i së dielës, arkivoli i Elizabetës II do të lëvizë ngadalë nga Kështjella Balmoral, nëpër qytete e qyteza drejt Edinburgut. Në kortezh do të jetë edhe vajza e saj, Princesha Ana. Ceremonia e funeralit është caktuar për 19 shtator në Londër.
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur nëpër pallatet mbretërore prej ditës kur ka vdekur mbretëresha, më 8 Shtator, për të dërguar lule dhe për të kujtuar figurën e saj.
Vdekja e 96-vjeçares është përcjellë me lot, hidhërim dhe kujtime të mira, jo vetëm nga familja e ngushtë e mbretëreshës, por edhe shumë njerëz të tjerë në Britani dhe botë. /Tv Klan
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...
Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me ...
Merz: Mirënjohës Trump për shtyrjen e sulmeve kundër termoce...
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP