Policia gjatë një kontrolli në Janjevë të Lipjanit, me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh, ku edhe ka arrestuar një person.
“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar: Tri granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës AK-47, cal. 7.62 mm, shtatë fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47 dhe dy karikatorë të pistoletës”, thuhet në komunikatën për media.
Policia bën të ditur se është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se ndaj tij është iniciuar rasti, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”./arbresh.info/
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...
Arsenali në epërsi pas pjesës së parë ndaj PSG
Musliu: Kujdes qytetarë, ata që i hëngrën qershitë njëherë, ...
Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...