FC Prishtina vazhdon që ta komponojë ekipin me futbollistë cilësor derisa së fundmi e ka transferuar edhe mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica.
Belica është futbollist me shumë përvojë dhe në katër vitet e fundit me shumë suksese.
Ai ka luajtur te skuadra e madhe shqiptare, Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.
31-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën “bardhekaltër”.
Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter
Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.
Futbollisti nga Struga shprehet i lumtur për faqen zyrtare të klubit që është bërë pjesë e Prishtinës.
??????? ??̈? ?’?? ???????? ?????????̈? – Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme.
?????????? – Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë.
????????? – Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave.
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...