Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga sot Policia e Kosovës do të patrullojë nëpër liqenin e Ujmanit.
Sveçla në T7 tregoi se gjatë testimit, rreth dy javë më parë janë sulmuar nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit.
“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojsheme që t’I evitojmë raste të tilla”, tha Svecla.
Tutje, ai tha se Policia e Kosovës tanimë është më e përgatitur për patrullimin në këtë pikë kufitare.
“Policia tashmë është më e përgatitur më mirë. Kemi një numër modest barkash, mjaftueshëm për kontrollim për në fillim”, tha ai.
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës