Të paktën tetë emigrantë kanë vdekur dhe 15 konsiderohen të zhdukur pasi anija që ata përdorën për të lundruar përmes Detit Mesdhe drejt Italisë u fundos në ujërat e Tunizisë, njoftoi radio shtetërore Monastir.
Rojet bregdetare shpëtuan 14 emigrantë nga varka e mbipopulluar, e cila u mbyt Shebës në provincën Mahdia, transmeton portal arbresh.info
Një anëtar i forcave të sigurisë tha emigrantët ishin shumica nga Tunizia.
Emigrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, po detyrohen që të marrin rrugën e rrezikshme nga Tunizia për të hyrë në Europë.
Numri i emigrantëve që u mbytën ose u zhdukën në Mesdhe në gjysmën e parë të 2022 u rrit në 1200, vlerësoi në gusht Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Që nga viti 2015, më shumë se 21,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe dhe Atlantik në përpjekje për të arritur në Europë, sipas faqes së internetit të Këshillit të Bashkimit Europian./arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...