Partia “Guxo” me dy kryetarë, flasin nga KQZ-ja

12:35 | 8 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Të mërkurën partia “Guxo” e ka mbajtur Kuvendin e parë Zgjedhor ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse të këtij subjekti politik.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo.

Portali arbresh.info ka kontaktuar zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezin.

Elezaj, tha se kuvendi i kësaj partie është vëzhguar nga ky institucion dhe në mbledhjen e radhës do të paraqitet një raport.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka vëzhguar kuvendin qendror të partisë “Guxo”, i cili është mbajtur më 7 shtator. Sikurse herave të kaluara, nga vëzhgimi i kuvendeve zgjedhore të partive të tjera, kjo Zyrë do të paraqesë në mbledhjen e radhës të KQZ-së një raport lidhur me zhvillimin e kuvendit të partisë Guxo, tha Valmir Elezi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale