Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se forcat ukrainase kanë rimarrë disa vende në rajonin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës nga forcat ruse, pa dhënë detaje më të hollësishme.
“Këtë javë kemi lajme të mira nga Rajoni i Kharkiv-it”, tha Zelensky në një adresë video të postuar në mediat sociale, transmeton portal arbresh.info
Duke refuzuar të përmendë emra, ai tha se këto ishin vendet ku ishte kthyer flamuri ukrainas.
Ditët e fundit, vëzhguesit kanë folur për depërtimin e pretenduar të forcave ukrainase në rajonin e Kharkiv, por ky informacion nuk mund të verifikohej nga burime të pavarura, sipas France Press.
Ukraina ka një javë që po kryen një kundërofensivë në jug të territorit të saj, për të cilin pretendon gjithashtu se është e suksesshme, ndërsa në anën tjetër Moska ka thënë se i ka shkaktuar humbje të mëdha kundërshtarit të saj.
Rajoni i Kharkiv ka qenë nën pushtimin e pjesshëm nga ushtria ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Qyteti me të njëjtin emër, i dyti më i madh në Ukrainë, është shënjestruar rregullisht nga granatimet, por forcat ruse nuk kanë mundur ta pushtojnë tërësisht atë./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër