Dardanet i mbyllin kualifikimet me humbje të thellë në Poloni

22:48 | 6 Shtator 2022
KRG

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbyllur me humbje fushatën kualifikuese për Botërorin 2023, që do të mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.

Pas fitores së realizuar të enjten e kaluar kundër Armenisë, Dardanet në ndeshjen e fundit të Grupit F, kanë pësuar humbje me rezultat të thellë si mysafire ndaj Polonisë në Lublin, me rezultat 7:0, përcjell arbresh.info.

Polaket shënuan qysh në minutën e tretë, nëpërmjet Paulinda Dudek dhe më pas vazhdoi seria e golave me Klaudia Lefeld (11’), Ewa Pajor (13’, 37’, 53’), Malgorzata Mesjasz (35’) dhe Kinga Kozak (72’). Kësisoj, Kosova e përmbylli ciklin kualifikues në vendin e parafundit, me shtatë pikë, me dy fitore ndaj Armenisë dhe një barazim ndaj Shqipërisë.

Nga Grupi F, pjesëmarrjen në Botëror e ka siguruar Norvegjia, derisa Belgjika e pozitës së dytë do të luajë në “play-off”.

Shpërndaje në rrjete sociale