Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari është duke realizuar vizitën zyrtare në shtetin e Iowa të SHBA-ve, me ftesë të Agjutantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa, Gjeneral Major Stephen Osborn.
“Gjatë vizitës GLT Jashari mori pjesë në adresimin vjetor të Guvernatores së Shtetit të Iowa, Kim Reynolds para asamblesë së përgjithshme të Iowa. Me këtë rast u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të dy shteteve si një storie suksesi dhe njëherit u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Për më tepër, vizita e GLT Jasharit në SHBA shënon marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve dhe forcave tona të armatosura”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Jashari gjithashtu ka diskutuar me Osborn për programin e partneritetit shtetëror (State Partnership Program), sfidat e sigurisë dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta në mes të dy forcave të armatosura.
The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...