Kryeministri i vendit, Albin Kurti shpreson se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë vizitës së saj në Kosovë të hënën nuk do të jep deklarata nxitëse sikurse Petar Petkovit, kryenegociatori i Beogradit për dialogun.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se pasi institucionet kosovare kanë bërë thirrje për vizitë të Besnik Bislimit, zëvendëskryeministrit të Kosovës, dhe Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për në Luginën e Preshevës, e kanë pranuar edhe kërkesën për vizitë të Bërnabiqit.
“Shpresoj që edhe vizitat e zyrtarëve, pas qarkullimit të lirë të qytetarëve, do t’i kontribuojë lëvizjes së lirë në përgjithësi, pres që Zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse dhe ndarëse, që kishin për qëllim tensionimin dhe destalizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”,ka thënë Kurti./kk/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...