Dy palestinezë të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin janë ekzekutuar në Rripin e Gazës, thotë ministria e brendshme e drejtuar nga Hamasi.
Në deklaratë nuk përmenden emrat e burrave – por jepen vetëm inicialet dhe mosha e tyre – si dhe thuhet se ata kishin dhënë informacione që kishin çuar në vrasjen e palestinezëve, shkruan bbc.
Tre të tjerë u ekzekutuan gjithashtu – me akuzën për vrasje.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar më parë ekzekutime të tilla nga Hamasi – grupi militant që drejton Gazën.
Që nga viti 2007 kur ata vendosën kontrollin mbi Gazën, autoritetet e drejtuara nga Hamasi kanë kryer të paktën 27 ekzekutime, së fundi në prill 2017.
Burime të sigurisë i thanë BBC-së se një nga të ekzekutuarit ishte një polic i Hamasit, i cili përdori armën e tij për të vrarë vjehrrin dhe një vajzë 13-vjeçare pas një mosmarrëveshjeje familjare korrikun e kaluar.
Krimi shkaktoi protesta në zonën Beit Lahia, në veri të Gazës, gjatë së cilës u dogjën shtëpi dhe dyqane. /arbresh.info/
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...