Ditën e djeshme, Dardan i Molliqaj i PSD-së publikoi videon ku shihen aktivistë të kësaj partie duke gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Aksioni i tyre, sipas PSD-së, ka qenë për shkak të punëtorëve.
Ndërkohë policia ka njoftuar se ka kryer hetime mbi rastin.
Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe kanë kontaktuar edhe ministrin Murati, i cili u ka pohuar të njëjtëve se nuk ka pësuar lëndime trupore.
“Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore” thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit