Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në Sudan është rritur në 104, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Këshilli i Mbrojtjes Civile thuhet se reshjet që kanë vazhduar në pjesë të ndryshme të vendit kanë shkaktuar shembjen e plotë të pothuajse të 32 mijë shtëpive dhe pjesërisht të 44 mijë shtëpive.
Në deklaratë thuhet se numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet ka shkuar në 104.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonet e Lumit Nil, Jazeera, Nili i Bardhë, Kurdufan Perëndimor, Darfur i Jugut dhe Kesele, ku kanë ndodhur fatkeqësi nga përmbytjet.
Menagil, një rajon i Jazeera-s në pjesën qendrore të vendit, u shpall “zonë fatkeqësie” për shkak të vdekjeve dhe humbjeve materiale nga përmbytjet.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka njoftuar se numri i njerëzve të prekur nga shirat e dendur dhe përmbytjet në 15 nga 18 provincat e Sudanit është rritur në 226.000.
Si pasojë e përmbytjeve që përfshijnë Sudanin në periudhën korrik-tetor, më shumë se 100 njerëz humbasin jetën çdo vit dhe dëmtohen dhjetëra mijëra shtëpi, biznese dhe toka bujqësore.
Ky është 27-vjeçari që ndërroi jetë në Lipjan
AKB: Prodhimet vendore në rrezik, produktet serbe po dominoj...
Zjarri në Bllacë, shfuqizohet ndalesa për automjetet për tra...
Pas “dorëheqjes” së 21 drejtorëve, Rama rikthehe...
Shpallet fajtore australiania që vrau tre familja duke u ser...
Prokuroria në Prishtinë për dy javë ngriti 210 aktakuza kund...