Në 15 shkolla me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, sot e ka nisur viti i ri shkollor.
Mësimin në këtë rajon e zhvillojnë 4 mijë e 10 nxënës të shkollave fillore dhe rreth 2 mijë të shkollave të mesme.
Edhe ky vit shkollorë ka nis me një urdhëresë të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, që në orën e parë të mësimit të intonohet himni shtetëror serb.
Urdhri nuk është mirëpritur nga drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe.
Viti shkollor 2022 /2023 ka nis me sigurimin librave mësimor për nxënësit e shkollave fillore.
Por, për ata të shkollave të mesme ende nuk ka tekste, ndërsa nëpër disa shkolla ka rënie të numrit të nxënësve.
Gjatë dekadës së fundit numri i nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Luginës është zvogëluar në mënyrë drastike.
Ndërkohë, për më shumë se tri dekada nxënësit në këtë rajon mësojnë pa tekste mësimore, meqë Serbia nuk lejon librat shqip nga Republika e Kosovës./rtk
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi