Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.
Ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë.
Ndërsa, ish Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë./arbresh.info/
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...