Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë nesër më 1 shtator.
Lidhur me çështjen e grevës, ai ka thënë se ata të cilët kanë qenë dhe janë në grevë do të pezullohen nga paga.
“Sa i përket ekzekutimit të pagave, sot është bërë pjesërisht për shkak se llogaritja e listës së pagave merr kohë dhe zakonisht ky proces fillon në mes të muajit”.
“Sa i përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen”.
“Nuk është kërkuar listë e grevistëve sepse ne tashmë e kemi. Janë mbi 25 mijë persona që janë me SBAShK-un”.
Ai ka thënë se lista e anëtarësisë së SBAShK-ut është në thesar.
“Nëse nisemi nga deklaratat e SBAShK-ut, ku thuhet se të gjithë të anëtarësuarit janë në grevë, atëherë do të duheshin që të gjithë ata të pezulloheshin nga pagat”.
“Një pjesë e tyre kanë dalë në vendin e punës, një pjesë e tyre janë në pushim kolektiv dhe jo në grevë, ka pasur shumë që hapur janë deklaruar kundër grevës”.
Murati ka shtuar se SBAShK-u nuk e ka mbështetjen e prindërve dhe mësimdhënësve sa i përket grevës.
“Ne po shohim se nuk e kanë mbështetjen, as të prindërve dhe as të mësimdhënësve, sepse ata e dinë se greva fillimisht i dëmton nxënësit dhe dëmton financiarisht edhe vetë mësimdhënësit”.
“Jam i bindur se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e tyre të punës e jo ashtu siç është deklaruar nga SBAShK-u”./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë