Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë një postim për Michail Gorbachev, udhëheqësin e fundit të Bashkimit Sovjetik, i cili vdiq dje. Abazi ka thënë se Gorbachev ndryshoi hartën e botës për të ruajtur paqen.
Ai e ka quajtur Gorbachevin si “lider, mësues dhe praktikues të paqes”.
“Michail Gorbachev- iku nga kjo botë njeriu më meritor dhe një fenomen në politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Njeriu që konsiderohet ndër shtyllat dhe majat më të larta të diplomacisë dhe politikës në fundin e luftës së ftohtë dhe afrinë më të madhe të Rusisë me vlerat demokratike perendimore”, ka shkruar Abazi. /arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë