Të pranishme në protestën ndaj dhunimit të 11 vjeçares ishin edhe deputetet Duda Balje e Adriana Matoshi.
Balje përmes një shkrimi në “Facebook”, shprehi indinjatën për këtë tragjedi dhe i ftoi të gjitha nënat e fëmijëve djem që t’i duan me gjithë zemër dhe të rrënjosin në shpirtrat e tyre dashurinë për vajzat, shkruan arbresh.info
Postimi i saj i plotë:
“I ftoj të gjitha nënat e fëmijëve djem që t’i duan me gjithë zemër dhe të rrënjosin në shpirtrat e tyre dashurinë për vajzat.
Ftoj gjithashtu të gjithë baballarët e fëmijëve vajza që të jenë shembull sesi çdo mashkull duhet të sillet me ta.
Çdo dhunim është monstruoz dhe tragjedi, ne nga këto dhimbje duhet të marrim mësim e zemër dhe nuk duhet të lejojmë të ndodhë që dhunuesi të ndjehet i rëndësishëm e viktima e dobët” shkruan deputetja. /arbresh.info/
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...
Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sip...
Osmani i drejtohet Kushtetueses për KQZ-në
Muriqi për FIFA-n: Të luaj në Botëror me Kosovën do të ishte...
Peleshi: Kosova e lirë, dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar
Shpërthen rafineria e naftës në Teksas, tymi mbulon zonën