Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon me vizitën në Çeki.
Në takimin me kryetarin e Senatit Çek, Miloš Vystrčil, Osmani është pritur me lule, ndërsa ka marrë përkrahje nga ky shtet për liberalizimin e vizave.
“Falenderoj kryetarin e Senatit Çek, Miloš Vystrčil, për pritjen dhe bashkëbisedimin e përzemërt. Populli i Kosovës dhe populli çek asnjëherë nuk e marrin si të mirëqenë lirinë e fituar me shumë mund, prandaj qëndrojmë të bashkuar tani kur këto vlera rrezikohen në kontinentin tonë.
Kam kërkuar nga Kryetari Vystrčil përkrahje për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së si dhe përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe, si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO.
Po punojmë ngushtë me institucionet dhe partnerët tanë çekë për t’i dhënë rrugë të qartë integrimit evropian të Republikës së Kosovës përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së” shkruan Osmani në njoftim./arbresh.info/
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...