Aktorja dhe modelja afrikano-jugore Charlbi Dean ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 32-vjeçarja që fitoi Palmën e Artë në Kanë në vitin 2022 me “Triangle of Sadness”, ndërroi jetë në një spital të Nju Jorkut “nga një sëmundje e papritur”.
Përpara se të luante me Harris Dickinson dhe Woody Harrelson në satirën e egër të kapitalizmit të Ruben Östlund, e cila do të shfaqet në kinematë amerikane më 7 tetor, Charlbi bëri emër për pjesën e Syonide, një personazh i përsëritur në serialin komik DC. Comics ‘ Rrufeja e Zezë’ në CW.
Në “Triangle of Sadness”, “Trekëndëshi i trishtimit” aktorja e re kishte pjesën e modeles Yaya, një nga të ftuarat për një lundrim në një superjaht luksoz, drejtimi i të cilit është nga një marksist i pakalueshëm dhe që përfundon në mënyrë katastrofike me të mbijetuarit e braktisur në një ishull të shkretë.
Charlbi ka lindur në vitin 1990 në Cape Town. Ajo bëri debutimin e saj si modele në moshën gjashtë vjeçare dhe në kinema në moshën dhjetë vjeçare në komedinë ‘Spud’ me John Cleese dhe Troye Sivan. Më pas ajo u shfaq në filmat ‘Death Race 3: Inferno’ (2013), ‘Blood in the Ëater’ (2016), ‘Don’t Sleep’ (2017) dhe ‘Porthole’ (2018). Si modele ajo kishte punuar për fushatat Guess, Benetton dhe Ralph Lauren.
Në vitin 2008, ajo i mbijetoi një aksidenti të rëndë automobilistik që e la me kocka të thyera dhe një pneumotoraks. Nuk ka ende asnjë tregues për sëmundjen që ka qenë fatale për të./A2CNN

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...