Kosova është tronditur nga rasti i paprecedentë i përdhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona.
Lidhur me reagime të shumta që vijnë nga figurat publike, shoqëria civile e të tjera, indiferent nuk po qëndrojnë as artistët nga estrada.
Së fundmi, reperi Getinjo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, u shpreh i frustruar për këtë rast por më tepër mbi ata që komentojnë dhe “arsyetojnë” veprën makabre në fjalë.
“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit ‘Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende’, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye – palidhje po i shkruani. Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet. Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin”, ka shkruar në InstaStory reperi i hitit “Lavire”.
Tutje, ai ka bërë edhe një postim të radhës, ku mes të tjerash ka pasur një thirrje për Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Ai ka bërë kërkesë që të hapen shtëpitë publike në Kosovë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative të keqtrajtimit seksual.
“Albin Kurti, ndoshta dukuria negative ‘dhunim’ nuk ndalet përgjithmonë, por i sigurt jam që do të rraohet esktrem. Lejo shtëpinë publike, njerëzit që kanë probleme seksuale paguajnë dhe shkojnë shfryhen! Të kërkoj falje që të bëra tak (etiketim), por kryeministër të kam”, ka shkruar reperi.
Ledri flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës: Po du...
Granit Xhaka arrin marrëveshje me klubin arab?
Granit Xhaka arrin marrëveshje me klubin arab
Zyrtari i DASh-it përfundon vizitën, ambasada amerikane: Tak...
Deda kërkon llogari pas deklaratës së Osmanit për rrezikun n...
Ultimatumi, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e ...