Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qenë për vizitë në shtëpinë e nënës Ferdonije, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.
Ai sot bëri homazhe te përmendorja dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Bashkë me familjarët e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovës, ai rithekson zotimin për të mos u ndalur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës, e për t’i dhënë fund pritjes në ankthin më të tmerrshëm pas luftës. Ballafaqimin me të kaluarën e kemi vënë si kapitull të veçantë në kornizën e përgjithshme qё do duhej ta përfshinte marrëveshja finale me Serbinë. Nuk mund të ecim drejt të ardhmes, pa e adresuar të kaluarën, pa u ballafaquar me të”, shkruan Kurti në Facebook./arbresh.info/

Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjall
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten