Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, ka njoftuar se të miturës që dyshohet se u dhunua nga pesë persona në Prishtinë iu është ofruar strehim dhe shërbime profesionale.
Mujku një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se e dënojnë këtë rast, shkruan lajmi.net.
“Nga momenti kur jemi vënë në dijeni QPS i ka marrë të gjitha hapat dhe veprimet për të ofruar përkrahje, strehim dhe shërbime profesionale për të miturën. QPS gjatë gjithë kohës është në bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në rast bazuar në legjislacionin në fuqi dhe standardeve e procedurave”, thuhet në reagimin e tij.
Ai ka kërkuar që të ruhet identiteti i së miturës. /arbresh.info/
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...
IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prisht...
Izraeli bombardon centralin bërthamor në Iran