Artistja e famshme Dafina Zeqiri ka njoftuar se do të jetë pjesë e protestës për dhunimin e 11-vjeçares, që mbahet më 31 gusht në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Përmes një postimi në Instagram, Dafina veç kolegeve ka ftuar edhe burrat.

“Ju që i thuni vetes feminista, ju që keni nana, motra, vajza. Shihemi të mërkurën”, ka shkruar Duffye.
Kujtojmë se, Kosova u trondit pas rastit të një 11 vjeçareje e cila dyshohet se është përdhunuar nga pesë persona, katër prej të cilëve janë arrestuar ndërkohë i fundit është identifikuar, por ende nuk është gjetur. /arbresh.info/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë