Nusja arrestohet ditën e dasmës, dhëndri i kërkuar nga policia arratiset

01:09 | 30 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një nuse është arrestuar ditën e dasmës së saj në qytetin Arraba.

Ngjarja ka ndodhur pasi policia izraelite ka arrestuar të renë pasi në ditën e dasmës burri i saj kishte thyer një urdhër ndalimi. Policia shkoi për të arrestuar dhëndrin por kur nuk e gjetën aty, ata morën nusen e veshur me vello në Komisariat.

Policia tha se dhëndri që mbante armë kishte thyer urdhrin e ndalimit për të hyrë në qytetin Arraba për të marrë pjesë në dasmën e tij.

Zyrtarët thanë se nusja dhe disa persona të tjerë dyshoheshin se kishin ndihmuar dhëndrin të ikte nga ngjarja, ndërsa oficerët erdhën për ta arrestuar.

Nusja e arrestuar tha:

Më shkatërruan ditën më të lumtur të jetës. Sa i përket dyshimeve, nuk e di se për çfarë po flasin.
Pasi u mor në pyetje nusja u la e lirê ndërsa dhëndri është ende i zhdukur.

Shpërndaje në rrjete sociale