“Shpëtoni fëmijët dhe familjet tona”. Me këtë thirrje, mijëra besimtarë dhe kundërshtarë të djathtë të paradës se komunitetit LGBTQ protestuan të dielën në rrugët e Beogradit edhe pse Presidenti Aleksandar Vuçiq, njoftoi se eventi mund të anulohej ose shtyhej.
Parada, EuroPride duhej të mbahej në Beograd më 17 shtator, por mes kërcënimeve nga aktivistët e së djathtës ekstreme, presidenti tha se Serbia duhet të fokusohej te probleme të tjera më të rëndësishme, si për shembull tensionet me Kosovën…
Manifestimet e së dielës kundër marshimit Europride, u mbajtën gjatë një procesioni për të shënuar një festë fetare dhe u udhëhoqën nga klerikë të Kishës Ortodokse Serbe. Disa pjesëtarë të klerit thanë se Parada e Krenarisë kërcënon vlerat e familjes tradicionale dhe duhet të ndalohet.
Pjesëmarrës të tjerë në protesta thërritën slogane në mbështetje të kauzave nacionaliste, hoqën flamujt shqiptarë të vendosur në prag të vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd, dhe valvitën flamujt rus në shenjë mbështetje për aleatin tradicional, Moskën.
Bashkimi Europian sakaq shprehu keqardhjen për vendimin e Serbisë që të anulojë apo të shtyjë mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit.
Në një reagim për Evropën e Lirë, zëdhënësja Ana Pisonero tha se mirëpresin sqarime nga autoritetet në Serbi dhe se do të ndjekin nga afër situatën./A2 CNN
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...
Izraeli dhe Irani mbyllin hapësirat ajrore, dalin fotot e pa...
Izraeli sulmon Iranin në koordinim me SHBA-në, shpall gjendj...
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...