Si mos më keq në burgun grek. Instikti për mbijetesë ka shpënë në një përleshje mes emigrantëve.
Pesë të burgosur kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përplasjeje në burgun “Krete1” në Agia Chania, Greqi.
Mediat greke shkruajnë se sherri ka ndodhur mes të burgosurve të huaj, gjatë servirjes së ushqimit.
Për pasojë, tre algjerianë e dy libianë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Ata kanë dëme në të gjithë trupin, e nuk mungojnë të prerat nga thikat.
Episodi është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe sigurisht që materiali do të përdoret nga organet kompetente. Pritet që ndaj të burgosurve të merren masa, kur të dalin nga spitali./noa/
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...
Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të prano...
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale n...
Parashikimi i motit për sot
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...