Të paktën 96 turistë dyshohet se kanë pësuar helmim nga ushqimi pasi hëngrën në një restorant në Budva, shkruajnë mediat vendase.
Ata janë kryesisht turistë nga Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë konsumatorë në një restorant.
Pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore me simptomat e helmimit, ata janë shtruar për ndihmë mjekësore në spitalet e Kotorrit, Tivarit dhe Cetinjes, transmeton portali malazez Dan.
Në komunën e Budvës është konfirmuar se ka pasur helmim nga ushqimi dhe se konsumatorët e një restoranti janë paraqitur në institucionet mjekësore për shkak të problemeve me stomakun.
Mes të helmuarve kanë patur edhe fëmijë dhe janë dërguar në spital me të vjella. Mjekët, kanë konfirmuar se nga helmimi nuk ka persona të rrezikuar për jetën.
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup