Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
“Prokuroria njofton se, i pandehuri M.H., me datë të pacaktuar e deri më 25 gusht 2022, në fshatin Lug- Bunar, Komuna e Gjakovës, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike, 107 bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”, me qëllim të prodhimit të substancave narkotike ose psikotrope.Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Gjithashtu, i pandehuri M.H., më parë e deri më 25 gusht 2022, në shtëpinë e tij, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për Armët, një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë, si dhe, një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022./arbresh.info/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia