Mjekët nuk i bashkohen grevës së thirrur nga BSPK. Njoftimi vjen nga kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, e cila mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme.
Kjo federatë deklaron se pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të Grevës së Përgjithshme, del me qëndrim kundër grevës, respektivisht nuk i bashkëngjitet grevës përshkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor. Kjo për faktin se sipas FSSHK-së, punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 euro.
“Dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siç janë grevat për 40 euro gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij” deklaron kjo Federatë.Për këtë arsye, kryesia vendos që t’i hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor ti realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Prandaj duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale,konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore të hyjmë në grevë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, në grevë kanë hyrë mësimdhënësit dhe punëtorët e administratës shtetërore, ndonëse jo në të gjitha komunat një grevë e tillë është duke u mbajtur./arbresh.info/
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja