Sot, në ora 00:05 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz.
Njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj, kanë reaguar menjëherë dhe janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur nëntë persona duke luajtur bixhoz.
Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një pako me 301 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 2 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat janë konfiskuar.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ndaj personit me inicialet P.V (M/K) i moshës 51 vjeçar për veprën ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe të gjithë personat janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore. /arbresh.info/



Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës