Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune mire të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar G.Sh. (1997) i cili dyshohet se me datën 19.08.2022 duke i futur ne lajthitje disa kompani në Gjilan dhe Prizren ka arritur që të i mashtroj ata duke përfituar shuma të konsiderueshme materiale për vete.
I dyshuari këto mashtrime dyshohet se i ka bërë duke u thirrur në emër të një kompanie nga Prishtina me pronar Shqiptar Shtetas i Kosovës kinse kjo kompani këto biznese do ti reklamoj gjatë shfaqjes së një seriali në një televizionin publik Kosovar.
I dyshuarit është lokalizuar dhe rrjedhimisht arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë nën akuzën ,,Mashtrim’’, rasti me Kallëzim Penal procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan. /arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...