Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Njësite Policore nga Stacionit Policor Gjilan gjatë natës se mbrëmshme në dy raste të ndara gjatë kontrolli rutinor kanë ndaluar dy persona të dyshuar A.K. (1995) dhe D.Sh. (2000) tek të cilët kanë gjetur një sasi e vogël të substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuan, një grinder dhe dy pako letra cigareje.
Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me Kallëzim Penal për “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan./arbresh.info/

Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...
“Kërcet grushti” në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKU...
Janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro për studentët
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...