Takimi në mes të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhikut nga LDK, dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka përfunduar.
Asnjëri nga të lartëcekurit nuk ka folur për media pas takimit të mbajtur në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.
Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë të martën, një ditë para homologut evropian, Miroslav Lajçak.
Megjithatë, i njëjti nuk ka takuar protagonistin kryesor të dialogut, kryeministrin Albin Kurti por vizitën e tij e nisi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Të martën e 23 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit nuk ka pranuar të prononcohet për media pas takimit./telegrafi
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...