Haradinaj: Këta pos që po i hajnë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!

15:28 | 23 Gusht 2022
A Z

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video të një gjeneratori që u dogj sot në hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ish kryeministri ka thënë se këta duke aluduar në pushtetin pos që po i hajnë fjalët e veta, kanë nis me e hangër turpin me bukë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kane as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër!

Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon!

Këta pos që po i hajnë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale