Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar personat që thonë se Kurti po degradon dialogun politik, duke e bërë atë teknik.
Sipas Bajqinovcit, dialogu politik i para disa viteve kishte në qendër projektin e ndarjes së Kosovës dhe të amnistimit të krimeve të luftës.
Ndërkohë, dialogu i sotëm, pohon Bajqinovci, në qendër ka njohjen reciproke.
“Kur thonë që kemi degraduar nga dialogu politik në dialog teknik, vetëm ta kemi parasysh që dialogu politik që kishim para disa viteve në qendër kishte projektin e ndarjes së Kosovës dhe amnistimin e krimeve të luftës. Ndërkaq sot po flasim për nevojën e padiskutueshme për njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes dhe respektimin e parimit të reciprocitetit. Në fakt, largimi nga këto dy të fundit do të ishte degradim” ka shkruar Bajqinovci në facebookun e tij zyrtar. /arbresh.info/
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...