Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të mos lejojë të degradohet procesi i dialogut me Serbinë.
Çitaku për ‘Klan Kosova’ ka thënë se kryeministri duhet të negociojë marrëveshjen gjithëpërfshirëse që në mes ka njohjen reciproke me Serbinë, e jo reciprocitetin.
“Ajo çfarë është e rëndësishme është që kryeministri të mos lejojë degradimin e procesit. Kryeministri nuk duhet të sillet sikur dialogu ka filuar sot. Ne bëjmë gabim nëse trajtojmë çështjet në mënyrë të ndarë. Kosova duhet të insistojë që të mos pajtohet për asgjë pa u pajtuar për çdo gjë. Ne na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila ka njohjen reciproke në qendër”, ka deklaruar ajo.
“Është tërësisht e pakuptimtë që kryeministri të shkojë në Bruksel dhe të negociojë tërheqjen e barrikadave, të negociojë për stikersa. Kryeministri duhet të shkojë në Bruksel ta negociojë marrëveshjen gjithëpërfshirëse”.
“Kryeministri në Bruksel nuk e përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje. Ne të gjithë do të jetojmë me frytet e marrëveshjeve që arrihen atje. Kryeministri Kurti ka konsideruar se është i vetëmjaftueshëm, nuk ka kërkuar as ndihmë jo vetëm nga ne, por edhe nga të tjerët të cilët kanë kujtesë historike e institucionale në këtë proces”, vijoi më tutje Çitaku.
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...