lojtari brazilian, Casemiro, ditëve të fundit është lojtari i cili është duke u përfolur nga mediat botërore, se skuadra angleze kanë shprehur interesim për kartonin e tij.
Dje, është përfolur se Manchester United, ka shprehur interesim për brazilianit, ndërsa është spekuluar se janë të gatshëm të ofrojnë plotë 60 milionë euro për kartonin e 30mvjeçarit, përcjell arbresh.info.
Ndërsa sot, “90 min” ka raportuar se për “të përkëdhelurin e Ancellotit” ( siç e quajnë mediat e huaja), tashmë në garë për transferimin e tij është edhe Chelsea.
Reali nuk e konsideron si të pashitshëm futbollistin që e kishte transferuar qysh në vitin 2013.
Mirëpo ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare.
Casemiro që nga viti 2013, ka qenë njëri ndër lojtarët kyç të skuadrës së Real Madridit, ku edhe së bashku me Luka Modric dhe Toni Kroos, kanë arritur të fitojnë nofkën ” Trekëndëshi i Bermudës”. /arbresh.info/
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pa...